Pa Gjurme- Mbeti shtatzënë me kolegun, familjes i’a mbajti sekret/22-vjeçares i marrin vajzën…

245,006
3
Published 2023-06-27
Brenga për të motrën e sjellë 69-vjeçaren nga Fieri, Lefteri Rredhi në studion tonë televizive, për të kërkuar gjakun e saj.Këto ishin fjalët e fundit para se të ndërronte jetë në moshën 26- vjeçare nëna e vogëlushes, Nasta Rredhi. Nuk mundi dot ta rriste të voglën e saj, që e solli nga një lidhje jashtë martesore, por kushtet e detyruan ta dorëzonte në befotrof.Nasta ishte një vajzë e re nga Patosi, kur nisi një lidhje dashurie në qytet, ku askush nuk e dinte. Nga kjo dashuri shumë shpejt, 22-vjeçarja e asaj kohe mbeti shtatzënë dhe frika nga familja apo fqinjët e ndrydhën duke mos treguar se brënda vetes po rriste një krijesë.Kur barku nuk mundej më të mbulohej, Nasta i kërkon ndihmë nënës së saj. Familja vendosi ta dërgonte në Libofsh vajzën, aty ku kaloi dhe muajt e fundit të shtatzanisë, deri sa erdhi momenti ….
Shtator 1975, Nasta u bë me vajzë!
E quajti Irma dhe i dha mbiemrin e saj, por ditët me të bijën do të ishin të pakta, pasi duhet ta dorëzonte në institucion. 40-ditë e ushqeu me gji dhe u kujdes vetë për Irmën, derisa në fund të tetorit vajza kaloi në shtëpinë e fëmijës Vlorë, dhe nëna u rikthye duar boshë nga materniteti në Patos.Jeta do të bëhej më e veshtirë për nënën, e cila u rikthye punës dhe paragjykimet e vranë shumë. Nuk mjaftoi ndarja me të bijën, por nisi të kishte problem edhe me shëndetin e saj.Mes motrave dhe vëllezërve, ajo asnjëherë nuk foli për partenrin, ai mbeti anonim. Askush nuk e mësoi cfarë kishte ndodhur me atë histori dashurie, Nasta heshti përgjithmonë…. derisa në vitin 1980, kur e bija ishte vetëm 5 vjeçe, ajo ndërroi jetë nga azotemia në veshkë.

All Comments (21)
  • @milamata7826
    Sa e bukur zonja , imagjino cfar yjesh do kene qene motrat me te reja .Do zoti e gjen mbesen zonja Lefteri dhe Nasta te prehet e qete 🤲
  • I kam pasur komshi. Familje e mrekullueshme. Te gjitha motrat dhe dy vellezerit shume te edukuar Eh turpi nga bota na ka mare me qafe gjithe kohen. Shpresoj shume ta gjejne Irmen dhe dhe te soset amaneti 😢😢😢😢
  • @elcatopi4309
    Po nabkujtohet ka qen shum e mire shume e bukur dhe sote e kujtoj histori e dhimshme ❤❤
  • @kety..2633
    😢😢ca histori per te ber nje liber ,!!! Sa e bukur zonja sot ne mosh ,,,,pale ne ate kohe !!!ishalla e gjen besen zonj 🙏
  • @user-vi7rq2zq4k
    Odetati je nje Zonj, bej çmos ta gjesh kete Vajz te pafsjshme🤲 nje Engjell❤️..me shum per shpirtin e se ndjeres 🥲dhe per Tezen e saj te mrekullushme !!!qe nuk e fshehi dot me kete sekret, dhe bravo i qoft 👌🏽ajo ka zemer te madhe 🥰❤️ Pergezime per Emisioni !!
  • @elcatopi4309
    Une kam qen femij e kujtoj kete istori Nasta ka qen shume e bukur shice te gjashte kaci ❤
  • Shpresoj që Irma tē bashkohet sa më shpejt me familjen tuaj, dhe shpirti i motrës të prehet nē paqe 🙏
  • Asaj none bravo i qofte qe e ka mbajtur , nuk e ka hedhur si shume te tjera ne ate kohe , ishallah e gjene mbesen , qe edhe motra te prehet ne paqe atje ku oshte.
  • O. Deta jam Prekur shum kur edegjova kete emisjon ishalla egjetni gocen e ajo nen me dhimje kaikur . Erespekt per kete Moter qe kalen Brapa . Euna Kam nje Bes motre qe edua shum. Se skam as goc vet po edua meshum se veten. Ebesoj kete Teze respekt. ❤❤❤❤
  • @LulePerleka-oi8es
    Une kam patur nje nxenese me emer Irma e adoptuar nga Katerina e Simon Gjoni ne Rubik Mirdite Albania po nuk jetojne ne Rubik tani dhe un jam larguar nga Shqiperia qene vitin 1998.E kane rritur me gjithe te mirat Irmen e bukur. Mund te pysni ne gjendjen civile ne Rubik Mirdite Albania
  • Shpirt i vogel. ❤❤❤❤❤Mikel zoti te rujt .O deta je princesh.
  • Tezja eshte pas nenes, uroj qe amaneti i motres te plotesohet dhe familjaret te kene kontakte me mbesen !
  • Zemra e vogel Mikel Zoti te ndihmofte dhe kushdo qe ka mundesi 🤲🤲kur shef ato vidjo me ta thye zemren 🥺🥺
  • @MimozaAdemi-mb3if
    Vërtetë nasta ka qënë shumë e bukur se e mbaj mend.ishalla të gjendet irma
  • Ishalla ta gjeje mbesen kjo zonje se e ka te motres ia ka lene amanete🙏🙏🙏🙏
  • @mimozam5206
    Ja shperblefte Zoti keti trimi nga Dibra 👏👏👏 God Bless
  • @havabello7140
    Odeta të ndjek kam shumë vite.Një gjë skam kuptuar në këtë jetë përse meshkujt janë kaq të pa shpirtë përse këtë vajzë mos ta kërkoj i jati sepse ai person e di kë ka dashur dhe ka femijë me këtë vajzë.Per mua Nëna duhet të duhet më shumë sepse jeta tregon qe nëna stë haron kurë dhe në castin e vdekjes. O zot ndihmoje këtë zonjë te realizoj amanetin e të motrës..
  • Per te gjithe ata qe duan komunizmin , ja kjo histori eshte nje ane e tij qe i bente burrat te dukeshin te forte dhe grate te dukeshin te pandershme !
  • @kekp3791
    Bravo që e mposhtët presionin e opinionit. Shumë keq shoqëria që kufizonte njerëzit deri në këtë pikë duke u ndryshuar jetën.