Spartak Ngjela komenton skandalin me gjyqtarin e Strasburgut: Është një…

Published 2018-08-28
Copyrighted by News24 Albania

Avokat Spartak Ngjela thekson se audio ku gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Binaku, i kërkohet që të ndikojë në favor të qeverisë shqiptare për të shtyrë një vendim për çështje pronash, tregon se kryeministri Edi Rama nuk ka më para.

Në studion e ‘News 24’, Ngjela tha se qeveria nuk ka buxhet për kompensimin e pronave në Shqipëri dhe për këtë arsye duhet të largohet.

“Këta kujtojnë se janë në Gjykatën e Rrogozhinës. Është turp për nivelin. Me këtë kuptojmë se këta nuk duan të harxhojnë para për pronat. Këta nuk kanë buxhet, duhet të ikin. Është kërkesë e qeverisë kjo sepse përmendet Niko Peleshi. Nëse nuk ke para zgjidh problemin me veten, jo me ligjin”, tha Ngjela.

Sipas audios së publikuar sot nga ‘Exit.al’, Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së, i kërkoi Binakut në emër të Ëngjëll Agaçit që të ndikonte në vendimin e Strasburgut për një çështje prone, në favor të qeverisë dhe kundër qytetarit.

All Comments (10)
  • @maliqveseli3469
    Zoti Ngjela eshte quejt Mika Shpilak po kroat ishte. Prishtinalia
  • @asimbakii2547
    Bravo avokat.Ke njohuri edhe Per historien e Kosovos edhe Per ligjet e Amerikes. Po te mos ishin amerikanet ndoshta te gjthe kosovarer do te jetonin jasht Kosovos.
  • @musaxheka8996
    Qeni leh e ujku pjerth e pse jo i shton inatin qe te haje dhe me shume.Kjo funksionon ne shqiperine atdhe i dashur qe te lane me zemer te plasur
  • @sokoldoraci9545
    o ngjela po si ka mundesi qe i thjeshton gjerat,cfar kemi shtet apo organizat qe s ka lek dhe shtyn drejtesin.
  • @nedzatkazani206
    Po ky Ngjela nuk komentone skandalin e tije per perdhunimin qe desh te perdhunone sekretaren e tije.