Pa Gjurme-E reja në luftë me vdekjen, i shoqi dëfrehet me të tjera/’Më braktisi,kur mësoi sëmundjen’

182,516
0
Published 2023-12-01
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Historia e trishtë e një nëne e cila në momentet më të vështira të jetës së saj, është braktisur edhe nga i shoqi.
Hekurane Gërmenji është një 26 vjeçare, e cila pasi u njoh me Teki Halilaj, të dy vendosën ta kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë 5 vite më parë. Vitin e parë gjithcka shkonte mirë por pasi mbeti shtatzënë, çdo gjë filloi të ndryshonte. Hekuranja, ishte 4 muajshe shtatzënë, kur bashkëshorti bie në burg dhe e reja mbetet e vetme. Kur djali ishte 3 muajsh ai doli nga burgu, ndërsa nuk ishte prezent në ditën më të bukur, ditën që foshnja erdhi në jetë. Teki Halilaj vazhdimisht kryente dënime për shkak të vjedhjeve që bënte dhe jetës jo të rregullt. Edhe pasi në jetë erdhi djali i dytë sërish Tekiu nuk ndryshoi.
Si të mos mjaftonte kjo më 5 mars Hekuranja u diagnostikua me sëmundjen e rëndë kancer, ndërsa që prej asaj kohe ndjek vazhdimisht mjekimet.
4 muaj më parë Teki Halilaj emigroi drejt Zvicrës për të punuar duke lënë të vetme nënën e sëmurë me dy fëmijët e mitur 3 vjeç dhe 17 muajsh. Një muaj më pas ai bie në burg për shkak të një vjedhje ku për 3 muaj qëndroi pas hekurave pa kontaktuar me bashkëshorten. Më datë 28 tetor ai telefonon Hekuranen të cilës i pohon se sapo kishte dalë nga burgu dhe se kishte dalë i pafajshëm. Gjithashtu ai i pohon se do të qëndronte dhe 5 muaj për të punuar dhe se do të kthehej në shtëpi.
Por që prej asaj date ai nuk e ka telefonuar më të shoqen, duke mos u interesuar as për shëndetin e saj e as për dy djemtë. Sot Hekuranja jeton tek vëllai i saj, i cili është i vetmi që kujdeset për të.

All Comments (21)
  • O zot bëje këtë zonjë të lumtur do zoti shërohet për këta fëmij🙏🧿😢
  • @pennyyt705
    Odeta te lutem hapni ndonje llogari bankare per kte vajz un jetoj ne Athin do lutem edhe shoqeris time sa te ken mundesi te ndihmojm.
  • @lizazhutaj4198
    O zote 😢😢😢 odeta je grua shume e mire ,te lutem ndihmoje ate vajze,se zoti gjithe jeten do ta beje mire ❤
  • Hekuane beju e fort dhe une kam pasu kancer e dashur dhe fal zotit e kalova beju e fort zoti eshte me ty
  • @mirjetademo9656
    Bravo vellait qe kujdeset per motren e semur dhe d'y femit zoti e shperbleft me te mira .me vjen shum keq po ti duhet ti japesh ventes force dhe JO stress se sresi esht shum i keq per semundjen ti je nje néné dhe grua e bukur shum zoti te ndimoft ne cdo hap te jetés qe te risesh ata d'y yje jepi vetes kurajo qe Tia dalesh JO te thuash u lodhja mposhte semundjen
  • Jo moj zemer,pse e ke shpirtin bosh,per at plere qe sja vlen ti thuash burre atij,. Ti ke zemren plot,se ke dy yje,ke veten tende qe do ja dalesh 🙏🙏♥️ Une zemer kam tre vjet qe po e luftoj kte semundje,e fal zotit ja kam dal 🙏. Por ama burrin e kam pasur prane ne cdo moment,dhe asi her sdonte te thoja une,qe jam semur, gjith mone me thoshte,asi gje ske,do ja dalesh. Dhe vertet,vendosa ti jap kurajo vetes,per vete,per femit dhe per burrin,e gjith ata qe me Donin dhe me rrethonin. Por ja qe per fat te keq,paska dhe nga kta njerez te ulet,si burri jot. Qe dit mos pafte,sa me dhimsesh kur te shof duke qare😢😢😢
  • Ikt semundja na ty e shkoft te ai burri qe te braktisi ne ditet me te veshtir zoti te sheroft ❤
  • @meritanaska9558
    ❤ zemër te lutem ti nuk duhet te merzitesh se nuk te bejn mire shqetësimet duhet te kuptosh qe je akoma e re ke dhe dy femijë qe duhet ti rrisësh vet .. plot dashuri nje keshille te vogel kur te cohesh ne mengjes falendero Zotin qe u gdhive pranë femive dhe te dashurve qe te rrethojnë.. duhet te kuptosh qe nji kimio qe ti ben te thuash qe do te luftoj e do fitoj ki besim ke vetja se do t'a përballosh..je shum e fort...nga pervoja e jetes qe dhe un kam kaluar te keshilloj jo merzitje e jo stres...mos ki frikë kanceri tani eshte bere si virus prandaj mos u tremb...po u trembe e ke humbur fitoren qe duhet t'a fitosh.. Mos ki mendjen tek ai burri qe te iku.. karakter i tij mos sot nesër do t'u largonte prandaj uro Zotin qe te hoqi nje morr nga koka..fito dhe shpreso tek Zoti dhe tek vetja per te fituar dhe te rrisësh dhe ato femi qe te shtojnë lumturinë e jetes..
  • E nderuar Odeta identik me ka ndollur edhe mua keshtu cdo eko me thonin qe je tre muajsh shtatzene a te qajme shendetin apo fjalet e mjekeve Zoti nuk besoj se do i fali per mekatet qe bejne une ja kam dale uroj dhe lutem me lot ne sy per kete nene te pa fajshme 😢
  • @user-hl8vo8xi2v
    SHPRESOJ SE ZONJA DO TA SHPETOJ ZOTI..AJO SOT MER LUTJEN TIME ...DHE MILJONA SHQIPTAREVE. QE PO E DEGJOJME .......ZOTI E SHPETOFT SE ESHTE E RE ...SI DHE PER HATRIN E FEMIJEVE TE MITUR. .ZOTI E SHPETOFTE INSHALLAH. AMIN .
  • @DanjelaTola
    Zoti madh te ndihmoft ❤ Te dergoj nje perqafim nga thellesia e zemres...Forca do ja dalesh
  • @veramuka8470
    Po ti je yll moj ❤Mos u d'orzo cdo gje do kaloj me forca Ate njeri ke bere gabim qe ja ke zgjatur Nuk mbahen ata njeres te till
  • Sa e bukur si nje ylle je,zoti te sheroft sa me shpejt 🙏 Çfare trishtimi😢
  • @elviramana2547
    Allahu te dhente jete dhe shendet mos e kthe koken mbrapa vazhdo lufto per vete dhe femijet ❤
  • @fitneteplaku3909
    Mos u merzit moter behu e forte do ta kalosh me ndihmen e Zotit, mundohu te rrish e qet nuk te ben mire merzitja sherim te shpejte qe te rrisesh femijet e tu ❤️
  • @xhenimyftari4905
    Zoti ja befte drite e pasqyre jeten vellait tend , dhe famijles se tije. Bravo ky eshte vella i vertete.
  • @albinaprisaj1609
    Sa e mire qe je e dashur Zoti te dhente force dhe u sherofsh sa me shpejt 🙏🙏🙏 qe te jesh gjithmon afer femijeve tend ❤