‘Padrinot e krimit’ - Dosja e plotë e SPAK që zbërthen krime te bujshme mafioze - Inside Story

Published 2024-05-29
Ata kanë dominuar botën e krimit të organizuar në dekadën e fundit duke u konsideruar të paprekshëm.

Njiheshin rëndom si politikanë, biznesmenë apo zyrtarë. Aplikacioni SKY, i zbulon ashtu siç të gjithë i njihnin por nuk guxonin ti përmendnin si të tillë: bosë të krimit…

Kapitulli i radhës i Metamorfozës, godet 7 prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri, por shumica e kapobandave jetojnë në arrati në Dubai apo gjetkë.

Nga lufta mes grupeve të ish deputetit Arben Ndoka dhe Durim Bami, tek historia e përgjakshme për pazaret e prishura të ish miqve Leonard Duka dhe Ervis Martinaj.

Një dosje tronditëse që zbulon intrigat e krimit, tradhëtitë mes miqve, pabesitë, investimin e parave të pista dhe implikimin e rëndë të njerëzve të ligjit.

Programi "Inside Story" është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe çështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqërinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.
Çdo të Mërkurë, Ora 21:00

Kryeredaktor: Andi Malasi

Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#InsideStory#TopChannel

All Comments (21)