"15 vite në burgun e Spaçit", ish i dënuari tregon tmerret: Na linin 6 veta në qeli një metër katror

73,202
0
Published 2023-01-03
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#tvklan
Emisoni “Opinion” në Tv Klan solli në vëmendje atë që konsiderohej si “ferri i kohës së komunizmit”, bëhet fjalë për kampin famëkeq të Spaçit, ku të burgosurit kanë vuajtur tortura çnjerëzore e madje shumë prej tyre kanë humbur jetën.
Gazetari Blendi Fevziu vizitoi këtë burg të tmerrshëm e po ashtu intervistoi një ish të dënuar, i cili i ka kaluar plot 15 vite të jetës së tij në kampin e Spaçit.
Blendi Fevziu: Sa vjet ke kaluar në Spaç?
Ish i dënuari: Rreth 15 vite në Spaç.
Blendi Fevziu: 15 vite dënim? Sa u dënove?
Ish i dënuari: Unë jam dënuar 25, por 15 i kalova këtu se pjesën tjetër e kam bërë në kampe të tjera.
Blendi Fevziu: Me çfarë akuze?
Ish i dënuari: Tradhti e lartë ndaj atdheut, arratisje e plotë në Jugosllavi.
Blendi Fevziu: U arratise në Jugosllavi?
Ish i dënuari: Po.
Blendi Fevziu: Dhe të kthyen pas Jugosllavët dhe u dënove me 25 vjet?
Ish i dënuari: Po me 25 vjet.
Më tej ish i dënuari ka treguar port torturat çnjerëzore që praktikoheshin ndaj të dënuarve në burgun e Spaçit. Ai tregon se si në birucat e këtij burgu,që ishin në madhësinë një metër katrorë izoloheshin deri në 6 persona.
Ish i dënuari: Këtu kanë qenë 4 biruca. Katër dhoma izolimi.
Blendi Fevziu: Këto ishin dhomat e famshme të izolimit?!
Ish i dënuari: Po këto kanë qenë një metër me një metër e gjysmë. Rrinin 3-4 vetë.
Blendi Fevziu: 3-4 vetë në një metër me një metër e gjysmë?!
Ish i dënuari: Po ka pasur dhe 6 veta.
Blendi Fevziu: 6 veta në një metër e gjysmë katrorë? Lakuriq?
Ish i dënuari: Po me një xhaketë që ka qenë e hollë beze dhe me një këmishë beze.
Blendi Fevziu: Edhe sa ju mbanin në biruc?
Ish i dënuari: Në biruc na dënonin një muaj./tvklan.al


Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

All Comments (21)
  • @Dona17
    Kane bere burg per te drejtat e tyre, sa e tmerrshme. Zoti tu japi nje jete me te mire !
  • Kishte shum prifteri qe ishin te denum e Benin nje rol te rensishem.
  • @plakaplaku
    Kam qene 13vjetburg ne bulqize me kromin qe kam nxjerr sot bohesh gjysma e durresit okej shoku
  • @zenelavdia5056
    Repekte per te gjithe te burgosñit politik respekt edhe per ty zenel dranģu te pershendes i burgosuni politik zenel avdija
  • E kom vizitu ket Burg famkeq,shum vite me rradh,por dhe njerzit qe punonin jasht ishin shum te poshter, mbaj mend nje Nat kam flejt jasht,un isha vetem 10 vjec dhe me lan jasht as nuk me futen Brenda te kampi puntorve , te nesermen kur ka gdhir ,isha i mpir komplet,😒😒😒
  • @GiorgoArmani
    Qar tutrurash Kan kalu e qahen sot kur bajn Burg sot a burgun vk
  • @g.z.9219
    Kalamai gazetar i TV klan.../ Pyete sikur nuk I di, dhe eshte per here te pare aty.../ Fantonasi i TV klan..
  • @FrankKnights
    15 vite burg në spaç kur nuk ke bo asgjë çfare makthi shum të fort jan këto burra
  • Ore kta mir qe paskan te drejt dhe vertet me vjen keq per kte qe kan kaluar po kur thon kriminelet per vrasje qe kam ber burg nga sistemi ksaj cfar i thon🤣