Shpërthen në lot në mes të parlamentit, deputeti Tomor Alizoti "kryqëzon" socialistët

126,726
0
Published 2024-05-30
#oranews #tomoralizoti #deputeti #ishiperndjekur #ishteperndjekurit #lotneparlament #qandeputeti

Deputeti opozitar, Tomorr Alizoti ka marrë fjalën në Kuvend ku nuk i kurseu as emocionet dhe përjetimet personale teksa foli për çështjen e të dënuarve, vrarëve dhe internuarve gjatë periudhës së komunizmit.

Gjatë fjalës së tij, Alizoti pati dhe replika me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Në fund të fjalës, Alizoti nga foltorja i kërkoi kolegëve të tij të mbanin një minutë heshtje për të nderuar viktimat e komunizmit dhe ata që mbetën pa varre.

Alizoti: Kam qenë në Qafë Bari dhe në Burrel. E kam parë babën time fëmijë në burgun e Spaçit. Si mundet PS pas 30 vitesh që të flasë në këto tema. Asnjë pushtues në vend nuk ndërtoi kampe përqendrimi në këto përmasa. Kjo ishte fatkeqësia e një kombi të vogël që ndërmori një ideologji të ardhur nga kriminelët më të mëdhenj të botës.

Dhe sot flasin sekretarët e rinisë së komunizmit për Spaçin apo për të përndjekurit e tjerë. Ju duhet të heshtni sot! Më jepni 5 minuta për të folur për 5 mijë vuajtje. Është mëkat se i ka ndodhur kombit shqiptar. Ju lejoni sekretarin e komunizmit të flasë këtu për antikomunizëm. Komunizmi prodhoi banalitet, ju prodhoi juve! Ju jeni banaliteti i Shqipërisë, Kolegë të nderuar kush e ndjen 1 minutë heshtje për ata që janë pa varre dhe i vrau komunizmi. Ju ftoj kolegë të nderuar.

Për më shumë lexoni: www.oranews.tv/politike/heshtni-revolta-e-alizotit…

Website: www.oranews.tv

Youtube bit.ly/2DDddtL

Facebook: bit.ly/2RkUN4s

Instagram www.instagram.com/oranewstv/

Twitter twitter.com/OraNewsRTV

Follow Televizionin Ora News

All Comments (21)
  • Bravo Alizoti respekte për fjalët që the por duhet të kritikosh dhe sekretarët e partisë tuaj të Rithemelimit atëhere do kem dy herë respekt.
  • Respekt per families tendeee po lufto per demokraci per te perndjekuriiiitttt jo pas bashes e berishes
  • @tediAlb
    Alizoti rrespekte je njeri me vlera dhe realist.
  • Si Gjithmone brilante.Do ishe nje Kryeministr shume I mire e nuk do e vidhje vendin tend Shqiperine
  • @lulestafa1633
    Respekte 👏👏👏👏👏Alizoti Zoti maret hak nga ato lapaqen e zoragjij
  • Po shumë mirë fole o Alizoti po këtu nuk ka ikur komunizmi këtu vazhdon akoma lufta e klasavave
  • Respekt mirenjohje per ty Alizoti .Mos u merr me ata palaco Taulat Ballen .
  • @kontesha14
    Po te lumt mor djal,po si te shpetojme nuk po ja gjejme rrefanen,se ska mate verteta qe th🙏🙏🙏
  • @oltiguri406
    Gjithmon me ka pelqyer si politikan njeri me shume vlera
  • Te lumte goja Zotni Alizoti.Ju duhet ta drejtoni te djathten Shqiptare.
  • @rozetahasa6780
    Me ke flet o Tomor, me njerez qe nuk duan ta njohin historine dhe nuk denjojne ta pranojne te keqen me te madhe per popullin shqiptar.Respekte I nderuar!
  • Rrespekte zoti Alizoti për gjithë qëndrimet dhe veprimet tuaja qytetare dhe intelektuale në shërbim të demokracisë !.