E rëndë/ Del nga burgu hakmerret ndaj gruas, shokon 35-vjeçarja: Ma vuri thikën në fyt dhe më...

248,337
0
Published 2023-03-03
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Sot gjendet në udhëkryq bashkë me dy fëmijë të mitur, nënë e dy fëmijëve i dha fund martesës pas 15 viteve. 34-vjeçarja nga Tirana me ndjenjën e pendesës vjen të rrëfejë historinë e jetës, mes dhunës e përbuzjes por edhe kërcënënimeve nga ish-bashkëshorti dhe njerëzit e tij.
Një njohje e cila nuk kishte ndodhur krejt rastësisht në vitin 2007, bëri që çifti të frekuentohen që pas takimit të parë. Bisedat e gjata forcuan edhe më shumë lidhjen mes tyre dhe kësisoj Flogerti nga Elbasani dhe Liljana nga Tirana vendosën që këtë marrëdhënie ta finalizonin në fejesë. Por kjo gjë nuk u prit mirë nga familja e vajzës, e cila për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të Flogertit ishin kundër. 34-vjeçari vendos ta rrëmbejë vajzën që dashuronte pavarësisht refuzimit nga ana e familjes.
Në vitin 2008 çifti u shpërngulën në fshatin Gjorm të Elbasanit, ndërkohë që babai i 34-vjeçares bën denoncim në polici, i frikësuar se vajzën ia kishin rrëmbyer me qëllim trafikimi. Por shumë shpejt dyshimeve të babait do t’i kthente përgjigje e bija e cila pranon të jetojë përgjithnjë me djalin të cilin ajo dashuronte.
Pa ditur pasojat që do ti vinin më pas më një bashkëshort i cili jo vetëm ishte konsumues i alkoolit, por edhe mjaft xheloz, dhuna do të ishte prezente në çdo hap të gruas. Flogerti shpeshherë emigronte jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura dhe kthimet në shtëpi nuk do të ishin përmalluese, përkundrazi Liljana i kujton ato si momentet më të errëtat të jetës së saj. Për vite me radhë shtrëngonte dhëmbët dhe nuk bënte zë, me shpresën se i shoqi do të ndryshonte, deri kur merr vendimin ta denoncojë për herë të prë në vitin 2021.
Prej dy vitesh nuk jetojnë më në një banesë, ndërsa janë në proces divorci. Burri e kërcënon vazhdimisht, duke mos pranuar divorcin nga gruaja të cilën e dhunoi për afro 15 vite me radhë.

All Comments (21)
  • Ti je yll i bukur . Me dal me ty esht krenari esht nder . Je e bukur e ndershme e moralshme , nje grua mir nje nen shembullore . InshAllah te raft nje fat i mir sic e ke shpirtin e bukur sic e meriton
  • Sa gjynahhhhhhh odeta ndimoje mos e pesoj si ato gra qe vdiqen nga ai maskara
  • @user-rh5ic1cf4j
    Dukeshe drejt moj boj kur eshte marruar iqe mbiemrin etij martou prap🎉❤🌻👋🌈🙌🤲💖👏🙏💋💞💕🌹💐💐🤔☕🙏👏💖
  • Sa grua e bukur 😍😍 zot jepi forc ksaj femre se qenka si drit dielli..te uroj fat forc e fuqi 🤲🤲
  • Moj familjen Shqipetare!!! Duhet qe vajzat dhe djemte ti edukoni te shkollohen te rriten gjithmone, roli I prindit te jete edukus, Familja e vajzes ne fjale ndihmoje vajzen me gjithe femijet, lerini inatet se asgje te keqe ska bere, dashuroi nje njeri, mbani vajzen dhe mos te vuaj ajo dhe te vegjlit
  • @davahalili98
    Zemer ke shoqe sa te duash . Sa shume gra jane si ti. Me ndihmen e zotit..... Me besimin e zotit te gjitha rregullohen
  • Nderime per emisjonin tuaj .Sa gjyna per femrat qe vuajnë nga nga burrat dhe gjinia mashkullore.Zoti i vraftë kush trajton
  • Kjo cupa ka nevoje per ndim nga te gjitha mënyrat ❤🙏🏻🙏🏻🙏🏻
  • Oh zot Sa shume e traumatizuar eshte kjo grua , sa shume ka vuajtur veq shpirti e kesaj i din te gjitha 🥺🥺😔
  • @luancela5592
    Car behet keshtu respect per femrat vetem respect jo dhune
  • Zoti te ndihemoft, e te shpetoft moi zemer, dhe mos e kthe mendjen mbrapa, coje deri nne fund ate qe ke nis. Se ai eshte nje maskara, ai ben bulllizem me ty, mos e lojo,
  • Zoti të ndihmoftë Ooo zemer, kafsha e egër nuk mbahet në shtëpi e ka vendin në mal, ndarja është zgjidhje e hallit e halli largohet duke i kushtuar vëmëndje vetes e duke e vënë veten në pozicionin e duhur, prandaj mblidhe mendjen se nuk je as e para e as e fundit, rriti dhe edukoi ata fëmijë se do të të bëhen krah kur të rriten.
  • @ledamata4633
    OH Zemer ti sa paske vuajtur 🥲🥲Zoti te ndimoft 🙏🙏e sa me larg ketyre mostrave
  • Po po sa gjynah e dhimshme historia e ksat zonje qe ka perjetuar tmerr me nje mashkull qe seka dashur kurr si bashkeshote Po si Skllave. Zonja Audeta ju lutem bëni tepa munduren ta ndimoni ktë zonjë qe ka perjetuar jet tmerri. Zoti ti japi shendet ksat dhe dy Femijevet saji ti ket me jete te gjate 🙏
  • Ishalla zoti te ndihmon qenke ylle zemer perher vajzat e mira vuan me shummm...Njeri ne cfar kohe kemi ardh zoti na dhasht hajrin te gjithëve...
  • Sa gjuna per ato njerëz qe humbin ishalla gjindem sa ma shpejtë zoti i ndimoft