Pa Gjurme-I zhduket e bija nga Amerika, nëna 9 vite pa e parë: Më ofendoi dhe më bllokoi telefonatat

137,337
0
Published 2024-02-27
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Një 33-vjeçare shqiptare, Anxhela Gjeçka që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka humbur kontaktet me nënën e saj në Shqipëri. Zhaneta Gjeçka nuk ka asnjë kontakt me të bijën që prej datës 22 shkurt të këtij viti dhe është në merak për të.
Vajza e saj emigroi drejt Amerikës në vitin 2015. Me ëndrra të mëdha për të vazhduar studimet, por edhe për të përjetuar ëndrrën amerikane. Ajo filloi Universistetin atje në degenë e Inxhierisë së Informatikës dhe ishte një student ekselente. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta gjatë kësaj kohë. Pasi mbaroi studimet dhe u diplomua, e pati të vështirë të stabilizohej në një punë. Shpesh herë nuk do të përshtatej me kushtet e punës që i ofroheshin dhe rastet e tjera do të pushohej nga puna.
Anxhela filloi të kishte kontakte sa më të rralla me familjen. Bisedat me familjarët i kishte të shkutra dhe nuk iu tregonte shumë për jetën që po bënte në Chicago. Derisa në 17 Prill të vitit 2022 ajo shkëputi çdo kontakt me familjen e saj në Shqipëri. Në rrjetet sociale ishte më pak aktive dhe nga shoqet që kishte mësoi atje nënë mësoi se gjendja e saj psikologjike ishte rënduar. Anxhela kishte bllokuar të gjitha telefonatat me familjarët dhe ata nuk kishin asnjë kontakt me ta prej 2 vitesh.
Në datën 21 shkurt Zhaneta merr një telefonatë nga një e afërm ku i tregon se Anxhelën pronari i shtëpisë e kishte dëbuar nga shtëpia dhe ajo po strehohej në një biblotekë. Nëna e tronditur përpiqet të flas me të bijën, por kjo e fundit refuzonte telefonatat e saj.
Një ditë më vonë Zhaneta pati kontaktin e fundit me Anxhelen. Një bisedë të shkurtër, ku nëna i kërkoi të kthehej në atdhe, por ajo nuk donte dhe e inatosur me të ëmën ka mbyllur telefonatën.

All Comments (21)
  • @SuPeR_MaRiO90
    Ah Moj Anxhela. 😔 Vajza me e mrekullueshme me inteligjente e Klases, ishalla bashkohesh me familjen sa me shpejt te rujte zoti
  • @Elsasamy
    Ahh Moj Nene sa me ke prekur..😢😢 America seshte e lehte.. ajo munde te kete kaluar shum veshtiresi.. zoti e ndihmofte sa me shpejte… 🙏
  • @user-dq3nb5uf5s
    Ah moj nene bej durim Bravo familja qe e mban vajzen se ne ate gjendje eshte dhe veshtire
  • @lindakaci1267
    Dhe dashuria i ka munguar 😢😢😢😢 ❤❤❤ Zoti i Madhëruar qoftë se vajzën çdo sekondë Amin
  • @Slay-girl2013
    Anxhela eshte kusherira ime, ju lutem shqiprateve ne Chicago Illinois, ta ndihmoje dikush me pune, apo ne ndonje shoqate, une jam larg e nuk e ndihmoj dot, sipas situatave dyshojme se ka kaluar ne depresion bipolar nga vetmia, mungesa e jetes sociale dhe punes. Eshte e vetme ne nje shtet te madh sa nje oqean. Me shkruani per me teper info.
  • @klaudialevis9428
    Përveq dhimbjes se nënës,gjithe meritat i takojnë asaj familje qe i ka dhënë mbështetje kësaj vajze,i madhi zot ua shpërbleftë🙏🙏🙏🙏
  • @ajnakanaci9452
    Nese mundeni na dergoni nje numer kontakt, se mbase e ndihmojm me dicka, un jetoj ne Amerik ne Chicago, jam me familje.
  • @havabello7140
    Ah moj ❤️Odeta si u katandis ky vëndë ikën fëmijët nga sytë tanë.Zot ruaj fëmijët e gjithë nënave.Kësaj zonje i urojë jetë e shëndet me fëmijët e sajë.Ah nënë mos qofshë në këtë botë❤️.
  • @klodiblue
    Teta Zhani, me dhemb zemra per ju te gjithe … Shpresoj Angela te vendosi te marr ndihmen mjeksore sa me shpejt 🙏
  • @user-nu7qr4qg7n
    Amoj zemer ti je nje nen e mrekullueshm bej durim se anxhela ka pr tu ber mir zemer se ke goc te shkelqyer dhe ka seder
  • Odeta lidhe anxhelen me ndonje psikologe nga shqiperia qe te flasi ne telefon se mund ta ndihmoj
  • @lindavengu144
    Ah moj nene,zemer nene sa me dhimbest. Ishalla ðel ndonje shqiptar qe ta ndihmoj
  • Un nendoj qe ajo vajz ka qen gjithon keshtu, por ne shqipri nuk ka pas der ku te van😢dhe Tash nuk ka nevoj per ju per ket arsye vepro keshtu, e Tmerrshme per ni Nen😢😢😢
  • @Mythoughts1111
    Shumë keq vajza, Ti do ishe ndihmë per vajzén. Punë ka plot në AMERIKA. Dhe nuk të pushon njeri pse vonohet treni. Ne kemi 21 vite këtu. Dhe jemi lodhur nga puna. Nga dy punë punojné fëmijët tanë. Do zoti lidhesh me vajzën e shpëtoje nga kjo gjë.
  • @user-vv5zo9nj9h
    😢😢😢😢mos u merzit o nen 😢😢do zoti e ndimon dikush anxhelen vajz e re Depresjoni esht shum i keq kam perjetuar vet
  • @blerinaalluu6157
    Sa me ka ber me qar kjo nene 😢😢 por besoj shum ne anxhelen sa vuan😢😢 deprsjoni esht shum e rend 😢😢
  • @lika9628
    A mund te ma dergoni numrin mu ma ta telefonoj un jetoj ne amerik ne Florida ndoshta mund te ju ndihmoj me pak diqka