Pa Gjurme-Babai e akuzoi për zhdukjen e të vëllait/I biri:Edhe unë jam i humbur (05.07.2023)

75,907
0
Published 2023-07-05
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Kampioni i pëshëngritjes në ekipin e Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët më 14 maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri. Nga studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ familjarët kanë bërë apel për ndihmë, ndërsa pas publikimit të rastit ata kanë marrë kërcënime nga persona të panjohur. Një fakt të tillë e dëshmon në një lidhje me skype nga Greqia motra e të humburit Ardiana Kalemaj. Përpos shantazheve që ka marrë, ajo nuk ka hequr dorë së kërkuari vëllanë.
E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri.
Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që Almiri ka besuar se është djali i tij, rëndoi edhe më shumë gjendjen psikologjike të të riut.

All Comments (21)
  • @streamal
    Zoti ju ndihmofte..familja po pati stres veshtire te gjej rrugen e duhur
  • Gjynaf nga zoti shum i prekur dhe nuk besojm qe ka gisht i vuajtur i ziu ju urojm se shpejti te gjendet ai djal aq i ri qe eshte zhdukur zoti ju ndihmoft
  • @olilealb2227
    Sa gjynaf..ishalla gjendet dhe i humburi ne menyre qe dhe ky cuni ne studio te dali pafajesia e tij
  • @erindauk5278
    Sa gjynah, shume i vuajtur duket. Uroj ta zgjidhin sa me shpejt kete mister.
  • Keta mire qe kane humbur vellain po tani zihen e akuzojne njeri tjetrin me supozime koti
  • @DaDa-nh5es
    Mos akuzoni djalin se gjynah mos humbni dhe te
  • @yllibulla2805
    Sa gjynah duket njeri i drejt ishalla e mesojn nje lajm per vellain te qetesohen shpirtrat e tyre
  • Sa njeri i vuajtur dhe me sa ndjenje flet vellai 🥺kjo motra sdi pse mduket si pipirecke me jep nje ndjesi te keqe
  • Cfar emision jeni , nse dini ce eshte arest shpi dhe lagja ku jeton shkoni dhe verifikoni,Aida Shtino u kon per kshtu dicka shum e gatshme. Emisioni duhet me verifiku edhe te policia edhe gjithkund jo per cdo dit njesoj sapa lidhje emision
  • @herlaherla
    Nuk e di si i kan raportet ne mes veti babai motra dhe ky vellau qe eshte ne studio po nuk ma merr mendja qe ka gisht vllau per humbjen e vllaut
  • Po pse e akuzojn cfar do fitoj ai me humbjem e vellait ka dicka tjeter ketu
  • Keta paskan mbaruar pune te gjithe dhe ai i shkreti ka ik pa len adrese sdo meret me keta pale ca presjoni psikologjik ka pasur .