'Bota në fokus': Kush është Vladimir Putin?

40,959
0
Publicado 2024-06-19
‘VOGËLUSHI’ I KGB-SË QË U BË ’ARIU I SIBERISË’

-Vladimir Vladimirovich Putin lindi më 7 tetor 1952 në Leningrad, Shën Petersburgun e sotëm. Në Rusinë e sapo dalë nga lufta e Dytë Botërore, ai u rrit në varfëri edhe atë jo nga prindërit e tij biologjik.

-Që në fëmijëri ka qenë i dhënë pas sporteve marciale, ndërsa në moshën 23 vjeçare bëhet agjent i KGB-së ku do të shërbejë për 16 vite. Me mjeshtri arrinë t'i fsheh të gjitha skandalet personale, dhe i hap rrugën vetes për të zëvendësuar madje presidentin e shtetit të dytë më të fortë në botë.

-Në vitete e 90-ta kur më ishte agjent i pensionuar, Vladimir Putin arrinë të bëhet 'i preferuari' i presidentit të atëhershëm Boris Jeltsin, i cili fillimisht e emëron si kryeministër e më pas me dorëheqjen e Jeltsinit, Putin bëhet president i Rusisë.

-Që nga ajo kohë, Putin ka forcuar pushtetin e tij herë si kryeministër e herë si president, pavarësisht skandaleve të shumta gjatë dy dekadave pushtet.

-Të gjithë kundërshtarët e Putinit deri sot, janë eliminuar në forma të ndryshme, disa u helmuan, disa u vranë e disa u burgosën.

-Më shumë se dy dekadat e pushtetit të Putinit, janë shoqëruar me dhjetëra skandale të mëdha, që në rrethana normale dhe në një shtet me demokraci funksionale, presidenti do përfundonte pas grilave padyshim.

Todos los comentarios (9)